Rikthim i bujshëm në Serinë A, Xhenaro Gatuzo prezantohet te skuadra kryeqytetase
Xhenaro Gatuzo është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Lacios, duke shënuar rikthimin e tij në Serinë A. Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej disa javësh dhe pritej vetëm konfirmimi zyrtar nga klubi. “Lacio komunikon se i ka besuar detyrën e trajnerit të skuadrës së parë Xhenaro Gatuzos. Klubi e mirëpret me kënaqësi trajnerin e ri me bindjen se eksperienca, profesionalizimi dhe vendosmëria e tij mund të kontribuojnë në arritjen e objektivave sportive të klubit“-theksohej në komunikatën e klubit Edhe pse zyrtarizimi u bë vetëm këtë të martë, marrëveshja mes Lacios dhe Gatuzos ishte arritur kohë më parë me trajnerin që kishte bërë të qartë prioritetet e tij për merkaton e verës; një qendërmbrojtës, një qendërsulmues dhe një trekuartist për skemën e tij 4-2-3-1....
Burimi:
ntv.al