Raundi i dytë i Euro U-17, publikohet lista e Kombëtares shqiptare
Kombëtarja shqiptare U-17 do të nisë të dielën grumbullimin dhe përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë shortuar në grup me Letoninë dhe Ukrainën, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri në datat 3, 6 dhe 9 qershor. Trajneri Armand Dama ka përzgjedhur 20 futbollistë për këtë raund, me pjesën më të madhe të lojtarëve që kanë qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, duke garantuar vazhdimësi në grup. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Letonisë më 3 qershor në “Arena Egnatia”, në orën 17:00, ndërsa më 9 qershor do të përballet me Ukrainën, po në orën 17:00 në Rrogozhinë. Ky turne ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen e kësaj gjenerate,...
Burimi:
javanews.al