Raul Fernandez fiton garën sprint në pistën e Mugello, Aprilia rikthehet protagoniste në Itali

Raul Fernandez fiton garën sprint në pistën e Mugello, Aprilia rikthehet protagoniste në Itali

30 Maj 2026 15:28 Telesport Piloti spanjoll i Aprilia Trackhouse, Raul Fernandez, fitoi sot garën sprint në pistën italiane të Mugello. Ky është suksesi i parë për spanjollin në garën sprint, ndërkohë që Aprilia rikthehet protagonistë në pistë. Në vendin e dytë u rendit një tjetër spanjoll, Jorge Martin me Aprilia zyrtare, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua italiani Fabio di Giannantonio me Ducati VR46. Në vendin e katërt u rendit italiani tjetër Marco Bezzecchi me Aprilia. Rikthehet në pistë pas tri garash pushim spanjolli Jorge Martin me Ducati, duke u renditur i pesti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Franceso Bagnaia doli i shtati. Mes tyre u rendit spanjolli Fermin Aldeguer me Ducati Gresini.