“Raúl drejtor sportiv, edhe trajnerin e kam zgjedhur tashmë”. Ja premtimet e Riquelme për Real Madridin

“Raúl drejtor sportiv, edhe trajnerin e kam zgjedhur tashmë”. Ja premtimet e Riquelme për Real Madridin

2 Qershor 2026 8:53 Alfred Lleshi Enrique Riquelme ka zbuluar një nga emrat kryesorë të projektit të tij për presidencën e Real Madridit gjatë një interviste për “El Larguero” në “Cadena SER”. Ai deklaroi se, nëse zgjidhet president dhe pason Florentino Pérezin, drejtori sportiv i klubit do të jetë legjenda e madrilenëve, Raúl González Blanco. “Po, marrëveshja është mbyllur tashmë. Është spanjoll. Për këtë projekt dhe për situatën në të cilën ndodhet klubi, duhet të rikthehemi tek ato vlera, te madridizmi dhe ADN-ja e Real Madridit. Duhet të jetë një legjendë e klubit, e mbështetur nga profesionistë të mëdhenj. Dikush që ka luajtur më shumë se 740 ndeshje me Real Madridin, për 16 sezone, ka shënuar mbi 300 gola dhe ka më shumë se 100...