Rastësia e pabesueshme, Haland mund të ishte këtë javë kundërshtari i Norvegjisë në Botëror

Rastësia e pabesueshme, Haland mund të ishte këtë javë kundërshtari i Norvegjisë në Botëror

Erling Haland është kthyer në një protagonist absolut në Botërorin 2026 me 7 golat e tij, duke u konfirmuar i pandalshëm para portës kundërshtare. Sulmuesi ishte ai që mori mbi shpatulla Norvegjinë dhe e çoi deri në çerekfinalet e turneut, u përballë do të ketë Anglinë. Por për shkak të një rastësie të pabesueshme, Haland mund të kishte qenë në anën tjetër të fushës, si pjese e “tre luanëve” dhe jo “vikingëve”. Haland mund të bëhej pjesë e përfaqësueses së Anglisë, pasi ka lindur në Lids, në periudhën kur babai i tij, Alf-Inge Haland, luante me skuadrën e këtij qyteti. Më pas familja u zhvendos në Norvegji ku edhe Alf-Inge mbyll karrierën e tij, e ku Haland hodhi hapat e parë si futbollist. Megjithëse Haland...