Raporti i UEFA-s & Nielsen: Përmirësohet imazhi i FSHF-së, shqiptarët e lidhin progresin e futbollit me punën e Federatës

Raporti i UEFA-s & Nielsen: Përmirësohet imazhi i FSHF-së, shqiptarët e lidhin progresin e futbollit me punën e Federatës

Federata Shqiptare e Futbollit ka përmirësuar imazhin e saj në opinionin publik gjatë viteve të fundit. Kjo konfirmohet nga raporti “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen, i cili analizon perceptimin e publikut shqiptar për futbollin dhe institucionet që e drejtojnë atë. Sipas studimit, perceptimi neto pozitiv për FSHF-në është rritur nga 47% në vitin 2016 në 52% në vitin 2026. Raporti tregon gjithashtu se 47% e të anketuarve kanë një imazh të fortë pozitiv për Federatën, një tregues që rezulton më i lartë se mesatarja europiane dhe më i lartë se ai i organizatave të tjera sportive në Shqipëri. Gjetjet e raportit evidentojnë se niveli i njohjes së rolit të FSHF-së në administrimin, zhvillimin dhe promovimin e...