Raporti i UEFA-s & Nielsen: Interesi për futbollin e vajzave në Shqipëri është katërfishuar
Futbolli i vajzave po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në Shqipëri. Sipas raportit “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA dhe Nielsen, interesi për futbollin e vajzave është katërfishuar krahasuar me vitin 2016, duke dëshmuar progresin e vazhdueshëm të këtij sporti në vend. Studimi tregon se interesi për futbollin e vajzave është rritur nga 3% në vitin 2016 në 12% aktualisht. Ndryshe nga trendi europian, ku interesi vjen kryesisht nga meshkujt, në Shqipëri janë vetë vajzat dhe gratë që e ndjekin më shumë futbollin e vajzave, me 17% interes krahasuar me 8% te meshkujt. Raporti evidenton gjithashtu se 46% e shqiptarëve shprehin interes për futbollin e vajzave, ndërsa një në pesë persona identifikohet si tifoz i këtij sporti, duke e vendosur Shqipërinë në...
Burimi:
sportekspres.com