Djokovic zbulon “sëmundjen misterioze” që e shqetëson prej vitesh: Në kushte të caktuara kam probleme të mëdha

Djokovic zbulon “sëmundjen misterioze” që e shqetëson prej vitesh: Në kushte të caktuara kam probleme të mëdha

Novak Djokovic nuk justifikohet pas humbjes së tij në Cincinnati ndaj argjentinasit Tirante (1-2), por për herë të parë pranon se diçka nuk shkon, duke përmendur një sëmundje që e ka munduar prej vitesh dhe që ka shkaktuar, ndër të tjera, periudha të të vjellave dhe lodhje ekstreme në kushte të caktuara, siç ndodhi kundër Tirante. Tenisti serb foli për mediat, duke shpjeguar për herë të parë me më shumë detaje problemin që ka ndikuar në performancën e tij në kushte të caktuara moti prej vitesh. “Nuk është hera e parë që ndihem kështu dhe mendoj se nuk do të jetë e fundit, por ajo që është bërë është bërë“, tha Djokovic. “Është thjesht një problem shëndetësor që kam pasur prej disa vitesh. Kam shumë...