Qëndrimi/ Valverde tregon pse u përplas fizikisht me Tçuamenin

Qëndrimi/ Valverde tregon pse u përplas fizikisht me Tçuamenin

Reali i Madridit zhgënjeu tërësisht këtë sezon, duke mos fituar trofe as në Spanjë e as në Europë. Ndërkohë, referuar mediave, futbollisti i Realit të Madridit, Federiko Valverde, ka folur për përleshjen që kishte muajin e kaluar me bashkëlojtarin, Aurelien Tçuameni. Ai u grumbullua me kombëtaren e Uruguait, derisa u pyet për rastin në fjalë, duke thënë se këto raste ndodhin dhe duhet tejkaluar. “Ndihem mirë. Kisha mbështetjen dhe dashurinë e shumë njerëzve, tifozëve, klubit. Ndonjëherë duhet t’i tejkalosh këto pengesa të vogla në futboll dhe në jetë. Mëson të rritesh, të piqesh si person. E gjithë kjo do të më bëjë një kapiten më të mirë në vitet e ardhshme”, ka deklaruar Valverde. Mesfushori uruguaian pas këtij incidenti ishte dërguar në spital, për shkak...