Puka, epiqendër e turneut të qitjes, Tomorri fiton “Kupën e Veriut”, përpjekje për rivitalizimin e këtij sporti
Puka u kthye në qendrën e sportit të qitjes, duke mirëpritur zhvillimin e aktivitetit “Kupa e Veriut në Pjatel”, teksa morën pjesë tetë ekipe, secili i përbërë nga pesë sportistë. Në renditjen ekipore, vendin e parë e fitoi ekipi Tomorri, duke u shpallur fitues i “Kupës së Veriut”. Në vendin e dytë u rendit ekipi Vau i Dejës, ndërsa podiumi u plotësua nga ekipi Lezha, që zuri vendin e tretë. Edhe gara individuale solli rivalitet të fortë mes sportistëve. Vendin e parë e fitoi Alban Ndoj nga Lezha, vendin e dytë Mustafa Cafi nga Shëngjini, ndërsa vendin e tretë Mustafa Balla nga Tomorri Përveç garës sportive, aktiviteti pati edhe një mesazh të rëndësishëm për promovimin e një stili jetese të shëndetshëm dhe bashkëpunimin mes federatave...
Burimi:
vizionplus.tv