I vuri pistoletën në kokë Mir Bitocit, autori: U hakmora për vëllanë e plagosur

I vuri pistoletën në kokë Mir Bitocit, autori: U hakmora për vëllanë e plagosur

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite më parë”, mësohet të ketë deklaruar para hetuesve 52-vjeçari Poli Boriçi, i arrestuar pas atentatit të dështuar në Elbasan, ku shënjestër ishte 50-vjeçari Ermir Kërtezi. Sipas dëshmisë së Boriçit, motivi i sulmit lidhet me një konflikt të ndodhur rreth 15 vite më parë. Ai ka pretenduar se Kërtezi kishte plagosur vëllain e tij dhe se pasojat e asaj ngjarjeje kishin qenë të rënda, duke sjellë edhe paralizimin e tij. Por ky version nuk përputhet me deklarimet e Kërtezit. 50-vjeçari ka pohuar se marrëdhëniet mes dy familjeve ishin normalizuar prej vitesh, ndërsa sipas tij ata jetonin pranë njëri-tjetrit dhe nuk kishin pasur konflikte për rreth 15 vite. Pikërisht kjo mospërputhje ka...