Zjarri në resortin “Mesopotam Agroturizëm”, çfarë dyshohet se fshihet pas flakëve?

Zjarri në resortin “Mesopotam Agroturizëm”, çfarë dyshohet se fshihet pas flakëve?

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele restorantin e resortit “Mesopotam Agroturizëm”, i cili ndodhet përgjatë rrugës nacionale Sarandë–Syri i Kaltër. Zjarri ka rënë rreth orës 05:30, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e restorantit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e shkrumbuar plotësisht strukturën. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe kanë arritur të pengojnë përhapjen e zjarrit drejt kabinave prej druri, pjesë e kompleksit. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut...