PSG “milioner” nga Champions! Francezët përfituan mbi 145 mln euro, Serie A jashtë “Top 10”

PSG “milioner” nga Champions! Francezët përfituan mbi 145 mln euro, Serie A jashtë “Top 10”

Edicioni i dytë i formatit të ri të Ligës së Kampionëve u mbyll me triumfin e Paris Saint-Germain, që fitoi trofeun pas finales dramatike në Budapest ndaj Arsenalit. Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë, francezët u treguan më të saktë nga pika e bardhë, duke siguruar trofeun e dytë radhazi në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube. Përveç suksesit sportiv, PSG rezulton edhe klubi me të ardhurat më të larta nga Liga e Kampionëve për sezonin 2025/26. Sipas përllogaritjeve të publikuara pas përfundimit të turneut, kampionët francezë arkëtuan mbi 145 milionë euro nga shpërblimet e UEFA-s. Në vendin e dytë renditet Arsenali me rreth 142 milionë euro, ndërsa podiumi plotësohet nga Bayern Munich me më shumë se 127 milionë euro. Mbi pragun...