“Propozoj Guardiolën për ta drejtuar Italinë, Allegrin e shoh te… Real Madridi”

“Propozoj Guardiolën për ta drejtuar Italinë, Allegrin e shoh te… Real Madridi”

21 Prill 2026 10:25 Alfred Lleshi Në pritje të presidentit të ri të FIGC, kombëtarja italiane po kërkon edhe trajnerin e ri. Leonardo Bonucci, ish-futbollist dhe ndihmës i kombëtares, deklaroi: “Nëse vërtet ka dëshirë për të rifilluar, do të shqyrtoja mundësinë e marrjes së Guardiolës, sepse do të ishte një ndryshim i madh krahasuar me të kaluarën. Ëndërrimi nuk kushton asgjë”. Ai u shpreh i emocionuar nga fjalët e Ruud Gullit, që vlerësoi atë dhe Chiellini: “Italia ka fituar kur ka pasur mbrojtje të fortë”. Bonucci theksoi se pas dështimit në Botëror duhet rindërtim nga baza: “Italia ka talente dhe duhet t’u jepet hapësirë me guxim”. Ai shtoi: “Kombëtarja e sotme ka më shumë talent teknik se ajo që fitoi ‘Euro 2020’, por i mungon lidershipi...