Projekti për ringritjen e Italisë shembet pa nisur mirë, Maldini jep dorëheqjen

Projekti për ringritjen e Italisë shembet pa nisur mirë, Maldini jep dorëheqjen

Futbolli italian vazhdon të mbetet në një krizë të thellë. Presidenti i ri i Federatës, caktimi i Maldinit dhe Leonardos në rolin e drejtorit teknik dhanë sinjale se një projekti ambicioz për ringritjen e Kombëtares italiane ishte duke lindur. Në listën e kandidatëve për rolin e trajnerit u shfaqën emra të mëdhenj si Guardiola dhe Ançeloti, por në fund përgjigja e tyre ishte “jo”. Maldini dhe Leonardo piketuan më pas Andrea Pirlon si njeriun ideal për të udhëhequr Italinë. Megjithatë edhe kjo alternativë ra poshtë. Këtë herë jo si pasojë e një përgjigjeje negative nga Pirlo, por nga një vendim i presidentit të Federatës. Malago e përjashtoi emrin e ish-mesfushorit legjendar për shak se ky i fundit kishte bashkëpunuar me një kompani bastesh ruse. Një...