Prestigjiozja italiane: Kenan Yildiz është djali i dëshirave të Florentino Pérez
5 Maj 2026 12:49 Alfred Lleshi Sezoni ende nuk ka përfunduar, por merkatoja tashmë është ndezur, sidomos në Itali. “Mbretërit e merkatos” po bëjnë llogaritë për sezonin e ardhshëm. Te Juventusi ka shqetësim për financat në rast se skuadra nuk kualifikohet në Champions League. Aktualisht bardhezinjtë janë në vendin e katërt, me një pikë avantazh ndaj Romës, teksa kanë mbetur tri ndeshje për t’u luajtur. Nëse mbeten jashtë Champions-it, asnjë lojtar nuk është i paprekshëm, as Kenan Yildiz. Megjithatë, “Gazzetta dello Sport” raporton një tjetër skenar, duke e lidhur turkun me Real Madridin: “Nuk përbën sekret që Kenan është djali i dëshirave të presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez”. E njëjta media thekson se Real Madridi kërkon të rikthehet me ambicie të mëdha pas dështimit në...
Burimi:
telesport.al