Presidenti Duka në Samitin e Diasporës: Kombëtarja bashkon shqiptarët kudo. Futbolli ka ndryshuar imazhin e Shqipërisë!
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në panelin “Diaspora shqiptare dhe fuqia e sportit”, në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare që u zhvillua në Tiranë në datat 13-15 prill 2026. Në këtë panel morën pjesë edhe dy ish-kapitenët e Kombëtares shqiptare, Altin Lala dhe Lorik Cana si edhe Zv.ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha, të cilët diskutuan mbi rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin e sportit dhe futbollit. Duka theksoi se rezultatet e ekipit Kombëtar kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit dhe në forcimin e lidhjes me shqiptarët kudo në botë. Ai përmendi si momente të rëndësishme kualifikimet e Shqipërisë në Europianin 2016 dhe Europianin 2024, që kanë ndikuar pozitivisht edhe në promovimin e imazhit të...
Burimi:
telesport.al