Sir Alex Ferguson dërgohet në spital pasi u ndje keq në Old Trafford

Sir Alex Ferguson dërgohet në spital pasi u ndje keq në Old Trafford

Sir Alex Ferguson është dërguar në spital pasi nuk u ndje mirë në stadiumin “Old Trafford”, të dielën pasdite. Ish-trajneri i Manchester United ndodhej në stadium përpara përballjes së madhe të “Djajve të Kuq” kundër Liverpool-it në Premier League. 84-vjeçari u transportua në spital si masë paraprake dhe, siç mësohet, gjendja e tij nuk besohet të jetë serioze. Raportohet se ai është dërguar në spital më shumë se një orë përpara fillimit të ndeshjes. Sfidë mes Manchester United dhe Liverpool starton të dielën në orën 16:30 (me orën lokale). Kjo ndeshje vë përballë vendin e tretë me të katërtin, ndërsa skuadra e Michael Carrick kërkon të konsolidojë pozicionin e saj në tre të parët e klasifikimit. “Djajve të Kuq” mund të thellojnë diferencën në gjashtë...