Premier League/ Manchester United fiton klasiken me Liverpool, përforcon vendin e tretë

Premier League/ Manchester United fiton klasiken me Liverpool, përforcon vendin e tretë

Manchester United mori maksimumin në klasiken e futbollit anglez me Liverpool. Në Old Trafford, skuadra e Djajve të Kuq iu imponua kampionëvë në fuqi të Anglisë me rezultatin 3-2 duke përforcuar vendin e tretë në klasifikim. Ndeshja nisi vrullshëm dhe në mënyrë perfekte për Manchester United që e pa veten në avantazh të dyfishtë që në 14 minutat e para. Ai që zhbllokoi rezultatin ishte Matheus Cunha që shënoi golin e parë të Djajve të Kuq që në minutën e 6. Tetë minuta më vonë skuadra e Michael Carrick i dha edhe goditjen e dytë Liverpoolit teksa shënoi me Benjamin Sesko duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe me këto shifra, skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes. Pjesa e dytë nisi me një gol të...