Operacioni Xabi Alonso në Londër, Chelsea kontakton me ish trajnerin e Realit të Madridit

Operacioni Xabi Alonso në Londër, Chelsea kontakton me ish trajnerin e Realit të Madridit

Xabi Alonso, pas largimit nga Reali i Madridit vendosi të shkëputej për pak kohë nga futbolli duke iu dedikuar familjes. Por emri i tij po përmendet nga të gjithë. Në radhë të parë për mënyrën sesi e mbylli Reali i Madridit këtë sezon që e nisi me të në stol dhe në radhë të dytë për të ardhmen dhe mundësitë që i paraqiten për të vijuar karrierën e tij. Një e re në lidhje me këtë çështje është interesimi i Chelsea për spanjollin. Sipas të përditshmes spanjolle AS, Blutë kanë kontaktuar me të për ta pasur në radhët e tyre sezonin e ardhshëm. Pas shkarkimeve të Marescas dhe Liam Rosenior, Chelsea kërkon një trajner të ri dhe metodik dhe Xabi Alonso ka profilin perfekt Edhe...