Michael Jackson merr drejtimin e Burnley-t. A do të jetë Broja “Smooth Criminal” i zonës së rreptësisë?
Largimi i befasishëm dhe i menjëhershëm i Scott Parker ka shkaktuar jo pak tërmet te Burnley, por drejtuesit e klubit kanë reaguar me shpejtësi duke i besuar çelësat e stolit Michael Jackson, i cili do të mbajë rolin e trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për “Mbretin e Popit”, por për teknikun e brendshëm të klubit, i cili tani ka një detyrë po aq të vështirë sa të performosh para 100 mijë vetave: të shpëtojë sezonin e Burnley-t. Për tifozët dhe mediat, ka qenë e pamundur të mos biesh në grackën e ironisë që sjell ky emër. Pjesa e mbetur e kampionatit për skuadrën premton të jetë një “Thriller” i vërtetë, dhe Jackson duhet të gjejë ritmin e duhur...
Burimi:
top-channel.tv