Fitoi Europa League, por pse humbja e radhës e Aston Villas do të gëzonte gjithë Premier League-n?
Aston Villa ka shkruar faqen më të lavdishme të historisë së saj moderne europiane, duke fituar për herë të parë trofeun e UEFA Europa League. Në finalen e madhe të zhvilluar në stadiumin “Beşiktaş Park” të Stambollit, skuadra angleze mposhti me një rezultat bindës 3-0 gjermanët e Freiburgut. Ky sukses rikthen klubin nga Birmingami te triumfet e mëdha kontinentale për herë të parë që nga viti i largët 1982. Ndeshja u dominua totalisht nga djemtë e Unai Emery-t, të cilët e zgjidhën sfidën me një dritëshkrim taktik perfekt. Rrugën drejt trofeut e hapi Youri Tielemans në minutën e 41-të, ndërsa Emiliano Buendía dyfishoi shifrat në sekondat e fundit të pjesës së parë. Goditjen e nokautit Freiburgut ia dha Morgan Rogers në minutën e 58-të, duke...
Burimi:
top-channel.tv