Barcelona bën ofertën e parë për Marcus Rashford, Manchester United e refuzon menjëherë

Barcelona bën ofertën e parë për Marcus Rashford, Manchester United e refuzon menjëherë

Merkatoja e verës sapo ka nisur, por zhvillimet e para po tërheqin menjëherë vëmendjen e tifozëve. Një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit është ai i Marcus Rashford, e ardhmja e të cilit vazhdon të mbetet e paqartë. Sipas raportimeve të Daily Mail në Angli, Barcelona ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për të siguruar kartonin e sulmuesit anglez, por kjo ofertë është refuzuar nga Manchester United. Shuma e propozuar nga klubi katalanas përfaqëson vetëm gjysmën e klauzolës së blerjes prej 30 milionë eurosh, e cila ishte rënë dakord në fund të periudhës së huazimit të lojtarit. Raporti thekson se Rashford është i interesuar të vazhdojë aventurën e tij te Barcelona, ndërsa drejtuesit katalanas po kërkojnë një marrëveshje më të...