Arsenali fiton derbin me Fulham, kalon presionin te Manchester City

Arsenali fiton derbin me Fulham, kalon presionin te Manchester City

Arsenali regjistron një tjetër fitore në Premier League Angleze. Skuadra e Mikel Artetës mposhti në sfidën e javës së 35 Fulham në derbin londinez me rezultatin 3-0 duke e kaluar presionin te Manchester City teksa e çon për momentin diferencën me skuadrën e Guardiolës në 6 pikë. Arsenal e zgjidhi këtë ndeshje praktikisht që në pjesën e parë kur shënoi të 3 golat e tij. Vetëm 9 minuta priti skuadra e Artetës për të zhbllokuar rezultatin me Gyokeres duke marrë avantazhin në 1-0. Në minutën e 30 Arsenali shënoi sërish, këtë radhë me Calafiorin, por goli i këtij të fundit u anulua për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, 10 minuta më vonë Arsenali arriti të dyfishojë rezultatin me golin e Bukayo Saka, ndërsa në minutat shtesë...