Premier League e vendosur? Rooney i sigurt: Arsenal-City? Nuk ka mbaruar ende, kam një ndjesi…

Premier League e vendosur? Rooney i sigurt: Arsenal-City? Nuk ka mbaruar ende, kam një ndjesi…

20 Prill 2026 11:27 Alfred Lleshi Brenda dy javësh, Arsenali mund të ishte shkëputur në +12 pikë ndaj Manchester City, por barazimi 2-2 me Wolverhampton dhe humbja 2-1 ndaj Bournemouth bënë që diferenca të ngushtohej ndjeshëm në garën për titullin e Premier League. Në këtë situatë, Manchester City i Pep Guardiolës ka rikuperuar pikë të rëndësishme, ndërsa ndeshja e fundit në “Etihad” përfundoi 2-1 në favor të “Citizens”. Wayne Rooney, legjenda e Manchester United, komentoi për BBC duke thënë: “Gara për titull nuk ka mbaruar ende”. Ai shtoi: “Kam ndjesinë se do ketë edhe kthesa të tjera. Do jetë një garë shumë e fortë, City ka një ndeshje më pak, por e shoh ende Arsenalin pak favorit”. Rooney theksoi se gjithçka do të varet nga...