Prapaskenat nga Kombëtarja, Duka tregon bisedën me Sylvinhon për kontratën pas kthimit nga Ukraina

Prapaskenat nga Kombëtarja, Duka tregon bisedën me Sylvinhon për kontratën pas kthimit nga Ukraina

Kreu i FSHF-së, Armando Duka zbuloi disa detaje nga bashkëbisedimi për të zgjatur apo jo kontratën me trajnerin e ekipit kombëtar, Sylvinho-n. Ai tha se pas ndeshjes në luftë, ata kishin biseduar, ndërsa kishin rënë që të mbyllnin këtë cikël për të dyja palët. “Kemi nisur diskutimet me Sylvinho-n, kur u kthyem nga Ukraina, dhe ai mori kohën e vet. Të dy bashkë kemi arritur në atë konkluzion, se përfundimi i tij do të ishte mirë për të dyja palët “, tha Duka. Kujtojmë se Sylvinho kishte marrë drejtimin e kuqezinjve në fillim të vitit 2023 dhe gjatë periudhës së tij arriti një sukses historik duke e kualifikuar Shqipërinë në Euro 2024, ku ekipi u rendit i pari në grupin kualifikues. Në kualifikueset e Botërorit...