“Portugalia nuk kishte asnjë titull, unë fitova 3”, Ronaldo tregon arritjet e tij: Europiani ka të njëjtën vlerë me Botërorin

“Portugalia nuk kishte asnjë titull, unë fitova 3”, Ronaldo tregon arritjet e tij: Europiani ka të njëjtën vlerë me Botërorin

Spanja ndërpreu rrugëtimin e Portugalisë në 1/16-ave të Kupës së Botës. Ndeshja e djeshme ishte e fundit për Ronaldon në një Kampionat Botëror. Ylli portugez largohet i mërzitur nga Kombëtarja, por me kokën lart për atë që ka artitur. Lojtari 41-vjeçar u ka kujtuar gazetarëve se ka fituar 3 trofe me Portugalinë, e cila më parë nuk kishte asnjë trofe ndërkombëtar. “Do të zgjohem nesër me të njëjtin humor si sot. Bëra më të mirën time. Fitova tre tituj me Portugalinë, para meje nuk kishin fituar asnjë titull. Mund të jem vetëm i lumtur. Titulli më i madh që fitova me Kombëtaren ishte Euro 2016… Për mua, Euro ka të njëjtën vlerë si një Kupë Bote”, ka deklaruar Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/