Portugalia bën më së miri detyrën ndaj Uzbekistanit. Gola dhe spektakël. Ronaldo shkruan historinë (video)

Portugalia bën më së miri detyrën ndaj Uzbekistanit. Gola dhe spektakël. Ronaldo shkruan historinë (video)

Pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj D.R. Kongo në ndeshjen e parë në grup, Portugalia ka bërë më së miri detyrën në ndeshjen e dytë duke fituar 5-0 ndaj Uzbekistanit. Në minutën e 6-të u shënua goli i parë. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Në minutën e 17-të, Nuno Mendes shënon golin e tij të parë në Botëror. Mbrojtësi portugez ekzekutoi një goditje dënimi ballore në mënyrë perfekte. Niset Cristiano Ronaldo, por në fund gjuan Nuno Mendes dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 29-të, Azizjon Ganiev shënon atë që do të ishte goli më i bukur i këtij Botërori deri tani. Mesfushori i Uzbekistanit befaso Diogo Costa-n...