Portieri/ Shqiptari Muslija cilësohet “Nojeri” i ri në kampionatin zviceran
Shqiptari Gentrit Muslija vlerësohet prej portierëve më të talentuar në futbollin zviceran. Të enjten një shkrim të gjatë 20-vjeçarit ia ka kushtuar gazeta e madhe zvicerane, “Blick”. Muslija është anëtar i St. Gallenit, i huazuar te Vili i kategorisë së dytë. Periudha e huazimit i përfundon muajin e ardhshëm. Muslija ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Zvicrës, ndërsa tashmë ka debutuar në përfaqësuesen U21. Me St. Gallenin, portieri shqiptar ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Ai është në huazim te Vili që nga shkurti i vitit të kaluar, ndërsa nuk përjashtohet mundësi që të mbetet edhe më tutje te kjo skuadër. Në dhjetor, Qendra Ndërkombëtare për Studiume Sportive (CIES), e ka vlerësuar Muslijën si njërin prej dhjetë portierëve më të...
Burimi:
sot.com.al