Portieri/ I bëri Spanjës 7 pritje, siguron miliona ndjekës brenda një nate
Të paktë janë futbollistët që brenda në nate të vetme sigurojnë mbi 1.5 mln ndjekës në rrjetet sociale. Kështu, portieri Vozinja bëri shtatë pritje për barazimin pa gola të Kepit të Gjelbër me Spanjën, të shtunën mbrëma. Dhe përnjëherë 40-vjeçari u bë i famshëm në rrjetet sociale. Para ndeshjes me Spanjën, Vozinja i kishte 45 mijë ndjekës në “Instagram”. Pas ndeshjes shifra u bë milionëshe. Dhe brenda një nate Vozinja, që bënë karrierë në kategorinë e dytë portugeze, ka kaluar shifrën e 6 milionë ndjekësve në “Instagram”. Ky fakt dëshmon ndikimin e madh të Kupës së Botës në futboll. Sa për krahasim, portieri i Anglisë, Jordan Pikford i ka 1,6 milionë ndjekës. Faqja zyrtare e federatës së Kepit të Gjelbër i ka 254 mijë ndjekës....
Burimi:
sot.com.al