Po nuk erdhi Alvarez, Barcelona do të transferojë sulmuesin e “padëshiruar” në Serie A? Kushton mbi 60 milionë euro
5 Korrik 2026 13:29 Telesport Pasi forcoi krahun e majtë të sulmit me transferimin e Anthony Gordon për 80 milionë euro, objektivi i radhës i Barcelonës për këtë repart është transferimi i një qendërsulmuesi si Julian Alvarez. Megjithatë, bisedimet me Atletico Madridin janë shumë të ndërlikuara. Në rast se nuk arrihet marrëveshja për Alvarez, një opsion i mundshëm për sulmin e Barcelonës është edhe Rafael Leao. Pavarësisht se mbulon krahun e majtë, Leao mund të luajë fare mirë edhe si qendërsulmues. Sipas Gazzetta dello Sport, deri tani ka vetëm një interesim fillestar nga ana e Barcelonës dhe Manchester United për sulmuesin portugez.
Burimi:
telesport.al