“Po luftojmë për Messin”/ Ylli argjentinas kërkon Botërorin e dytë për kapitenin
Argjentina vazhdon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit botëror dhe në dhomat e zhveshjes së “Albiceleste” mesazhi është i qartë: çdo ndeshje luhet edhe për Lionel Messin. Pas fitores dramatike 3-1 ndaj Zvicrës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, Julián Álvarez ka shprehur dëshirën e skuadrës për ta ndihmuar kapitenin e saj të ngrejë sërish trofeun më të rëndësishëm të futbollit. “Ne do të japim gjithçka për t’u siguruar që Messi ta fitojë sërish Kupën e Botës. Çdo ndeshje është një betejë për të,” deklaroi sulmuesi argjentinas.
Burimi:
ntv.al