Plas te Uruguai! Trajneri i tyre do bëjë çmendurinë ndaj Spanjës, lojtarët kanë frikë dhe i dalin kundër skemës

Plas te Uruguai! Trajneri i tyre do bëjë çmendurinë ndaj Spanjës, lojtarët kanë frikë dhe i dalin kundër skemës

Një kaos i vërtetë ka shpërthyer brenda kombëtares së Uruguajit përpara ndeshjes vendimtare kundër Spanjës në Botëror. Pas barazimeve zhgënjyese me Arabinë Saudite dhe Ishujt e Kepit të Gjelbër, tensionet mes trajnerit Marcelo Bielsa dhe futbollistëve kanë arritur kulmin. Lojtarët kryesorë si Sergio Rochet, Manu Ugarte, Rodrigo Bentancur dhe Fede Valverde kanë kërkuar një takim privat me teknikun argjentinas. Ata kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për intensitetin e lartë të stërvitjeve, i cili sipas tyre po shkakton dëmtime, si dhe për formacionin e zgjedhur. Madje, futbollistët i kanë vendosur kusht trajnerit që ndaj Spanjës të luajnë me një bllok të ulët mbrojtës dhe me kundërsulme. Përgjigjja e Bielsës ka qenë e ashpër dhe e pazakontë. Pasi mblodhi të gjithë ekipin, ai qëndroi në heshtje...