Pirro Dhima rishfaqet me urimin për Shabanin, por sërish debate për identitetin

Pirro Dhima rishfaqet me urimin për Shabanin, por sërish debate për identitetin

Referuar materialit që publikon “Top Channel”, debati për peshëngritësit shqiptarë që garuan për Greqinë, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Faqja në Instagram “pyrrospyrros”, e lidhur me Pirro Dhimën, publikoi një postim kushtuar ish-kampionit Leonidas Sabanis. Në tekst përmendet rrugëtimi i tij në Greqi, medaljet olimpike dhe karriera me ekipin kombëtar grek. Por mungon një detaj: Leonidas Sabanis lindi si Luan Shabani, në Korçë, dhe sukseset e para ndërkombëtare i arriti duke përfaqësuar Shqipërinë. Në Kampionatin Evropian të vitit 1989 në Athinë, ai fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 56 kilogramë, duke i dhënë Shqipërisë medaljen e parë në historinë e saj në një Kampionat Evropian të peshëngritjes. Një vit më vonë, në Aalborg të Danimarkës, ai e përmirësoi edhe më tej këtë arritje,...