Përmbyllet me sukses edicioni i 23-të i kursit për trajnerë UEFA A, diplomohen 25 pjesëmarrës

Përmbyllet me sukses edicioni i 23-të i kursit për trajnerë UEFA A, diplomohen 25 pjesëmarrës

Kursi për licencën e trajnerit UEFA A, i organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, përmbylli me sukses edicionin e tij të 23-të. Programi i formimit për trajnerë nisi në muajin janar dhe u zhvillua përgjatë gjashtë muajve, duke ofruar njohuri të avancuara teorike dhe praktike për trajnerët pjesëmarrës. Në ceremoninë përmbyllëse u shpërndanë licencat për 25 trajnerë të rinj, mes të cilëve edhe dy trajnere vajza, që tashmë janë të kualifikuar për të ushtruar profesionin në nivelet më të larta të futbollit. Në këtë ceremoni morën pjesë Drejtori Teknik, Abdyl Kuriu, anëtari i Komisionit të Ekipeve Kombëtare, Afrim Tola si edhe Drejtori i Edukimit Ardi Behari e profesorët e këtij sektori, Ky edicion mblodhi një grup të larmishëm profesionistësh të futbollit shqiptar,...