Përfitimet sportive dhe ekonomike të rregullit të ri të miratuar nga FSHF për sezonin e ardhshëm

Përfitimet sportive dhe ekonomike të rregullit të ri të miratuar nga FSHF për sezonin e ardhshëm

Rregulli i ri i miratuar nga Federata e Futbollit, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni i ri dhe parashikon aktivizimin e rregullt të lojtarëve të rinj në kampionat, është vlerësuar edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare U-19, Fatjon Tafaj. Në një prononcim për fshf.org, trajneri i Kombëtares U-19 e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe të futbollit shqiptar. “Kjo është një nismë e menduar prej kohësh, në bashkëpunim me klubet, që do të sjellë zhvillimin e futbollit për futbollistët e rinj. Ky rregull do t’i ndihmojë lojtarët e rinj të fitojnë minuta, eksperiencë, t’u jepet mundësia të tregojnë talentin e tyre. Sigurisht që kjo ka benefite si për klubin, ashtu edhe për...