Perez bën premtimin e madh: Të martën do të bëj një ofertë prej 150 mln eurosh për dikë të kalibrit të CR7
Në Spanjë, një fushatë zgjedhore ka qenë e zjarrtë prej ditësh, e mbushur me premtime midis presidentit aktual të Real Madrid, Florentino Perez, dhe kandidatit të ri Ezequiel Riquelme. Në orët e fundit, ky i fundit njoftoi në TV se nëse do të bëhej pronar i Real Madrid, do të merrte në dorë Rodri dhe Haaland. Megjithatë, mbrëmë, ishte radha e Don Florentinos për të bërë njoftimet e tij. Duke folur për “Horizonte Cuatro”, presidenti aktual i klubit spanjoll tha: “Të martën, do t’i bëj një ofertë të rëndësishme një ekipi të nivelit të lartë të Champions League për një lojtar të shkëlqyer”. “Do të ishte pagesa më e lartë që Real Madridi ka paguar ndonjëherë për një transferim. Të paktën 150 milionë euro. Olise...
Burimi:
telesport.al