Për herë të parë në histori/ “Topi i Artë” ndryshon vendndodhjen, nuk do të jepet më në Paris

Për herë të parë në histori/ “Topi i Artë” ndryshon vendndodhjen, nuk do të jepet më në Paris

Ceremonia prestigjioze e “Topit të Artë” do të zhvillohet këtë vit për herë të parë në Londër, në kuadër të 70-vjetorit të krijimit të çmimit më të rëndësishëm individual në futbollin botëror. Tradicionalisht eventi organizohet në Paris, por organizatorët kanë vendosur që edicioni i këtij viti të mbahet më 26 tetor në kryeqytetin anglez, si një homazh për Stanley Matthews, futbollistin legjendar anglez që fitoi “Topin e Artë” të parë në histori në vitin 1956. Sipas organizatorëve, Londra është zgjedhur për simbolikën historike që lidhet me Matthews, i konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ish-ylli i Stoke City dhe Blackpool zhvilloi mbi 800 ndeshje në karrierë dhe fitoi FA Cup me Blackpool në vitin 1953. Në të kaluarën, ceremonia...