Për Alvarez duhen 150 mln euro, Barcelona nxjerr në shitje 3 lojtarë

Për Alvarez duhen 150 mln euro, Barcelona nxjerr në shitje 3 lojtarë

23 Qershor 2026 20:42 Telesport Ashtu siç edhe pritej, Barcelona dhe Julian Alvarez janë tematika kryesore e merkatos së verës. Deklarata e fundit e sulmuesit argjentinas ku u shpreh publikisht për largimin nga Atletico Madrid, ka ndezuar edhe njëherë zërat për transferimin e tij drejt Barcelonës. Pavarësisht se Atletico Madrid këmbëngul për klauzolën 200 milionë euro, marrëveshja mes klubeve pritet të arrihet për shifrën 150 milionë euro. Sërish një shifër shumë e vështirë për t’u përballuar nga financat e Barcelonës. Megjithatë, katalanasit duket se e kanë zgjidhjen për këtë situatë. Mundo Deportivo zbulon se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të nxjerrin në shitje tre lojtarë, për të mbledhur 150 milionë euro për kartonin e Alvarez. Bëhet fjalë për Jules Kounde, për të cilin Barcelona pret...