Pas Salah, Trabzonspor ka gati transferimin e 11-të për këtë verë dhe është sërish një emër “big”

Pas Salah, Trabzonspor ka gati transferimin e 11-të për këtë verë dhe është sërish një emër “big”

9 Gusht 2026 21:19 Telesport Trabzonspor ka qenë një nga klubet më aktive këtë merkato. Klubi turk zyrtarizoi gjatë javës transferimin e Mohamed Salah, por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Mediet turke zbulojnë se objektivi i ri i Trabzonspor është sulmuesi uruguajan, Darwin Nunez, aktualisht tek Al-Hilal. Gjatë javës së ardhshme, përfaqësues të klubit turk do të udhëtojnë gjatë javës së ardhshme drejt Arabisë Saudite për të gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Al-Hilal. Marrëveshja pritet të finalizohet si një huazim njëvjeçar, me pagën e ndarë midis dy klubeve. Sipas mediave turke, Trabzonspor do të mbulojë afërsisht 40% të pagës së Darwinit, ndërsa Al-Hilal do të marrë përsipër 60% të mbetur gjatë huazimit. Klubi turk tashmë ka përfunduar 10 nënshkrime këtë verë,...