Pas Lushkjes, Përgjoni te Sherif Tiraspol

Pas Lushkjes, Përgjoni te Sherif Tiraspol

Përpara tij ishte Regi Lushkja (në shkurt 2022) . Tani radha e futbollistit të Bylis Arli Përgjoni. Njoftimi i Bylisit: “Bylisi transferon Arli Përgjonin te Sherif Tiraspol/ FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e një prej lojtarëve tanë më të spikatur, mesfushorit Arli Përgjoni, te klubi i njohur moldav, Sherif Tiraspol. Përgjoni spikati në dy sezonet e fundit në klubin tonë, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar. FK Bylis i uron suksese 23-vjeçarit Përgjoni në vazhdimin e karrierës me ekipin e ri”. Post navigation