Pas dështimit tek Uruguaj, Marcelo Bielsa nuk largohet nga Amerika Latine. I del emri te kombëtarja e njohur

Pas dështimit tek Uruguaj, Marcelo Bielsa nuk largohet nga Amerika Latine. I del emri te kombëtarja e njohur

5 Korrik 2026 13:10 Telesport Uruguaj ishte dështimi më i madh në fazën e grupeve në Kupën e Botës 2026. Dy herë kampionët e botës morën vetëm dy barazime dhe u renditën të fundit në grupin H, duke u eliminuar. Përgjegjësi kryesor për këtë dështim u konsiderua trajneri Marcelo Bielsa, i cili u largua menjëherë pas humbjes së fundit ndaj Spanjës. Megjithatë, trajneri 71-vjeçar nuk do të rrijë shumë gjatë pushim. Bielsa është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Ekuadorit, pas largimit të Sebastián Beccacece. Ekuadori shkoi deri në fazën e 1/32-ve, ku u eliminua nga Meksika.