Partizani pranë akordit me Tramezanin

Partizani pranë akordit me Tramezanin

Paolo Tramezani, ish-zëvendëstrajneri i Shqipërisë në vitet kur ajo drejtohej nga Xhani De Biazi, një nga arkitektët e kualifikimit historik në Euro 2016 është shumë pranë Partizanit. Tramezani u largua nga Shqipëria pas Europianit në kërkim të një aventure si trajner i parë, por pa pasur shumë sukses. Ai drejtoi Lugano, Sion, APOEL, Livorno, Hajduk Split, Al-Faisal, Istra 1961, Yverdon, AEL Limasol dhe së fundmi ndodhet tek ekipi i femrave të Komos në Itali. Palët mësohet se janë shumë pranë akordit dhe pritet që në vijim të finalizojnë një marrëveshje, pasi Tramezani është gati të nisë një aventurë të re në vendin tonë me njërin nga klubet më të mëdha në vend, Partizanin. Post navigation