Otamendi: Finalet fitohen ose humben, ne e mbrojtëm fanellën deri në frymën e fundit

Otamendi: Finalet fitohen ose humben, ne e mbrojtëm fanellën deri në frymën e fundit

21 Korrik 2026 10:50 Alfred Lleshi Pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, edhe Nicolás Otamendi zgjodhi rrjetet sociale për të përcjellë mesazhin e tij të falënderimit dhe krenarisë për rrugëtimin e Argjentinës. Mbrojtësi i Albiceleste shprehu gjithë zhgënjimin për një fund ndryshe nga ai që kishin imagjinuar, por theksoi se skuadra dha gjithçka gjatë turneut: “Nuk ishte fundi që ëndërronim, e vërteta është se dhemb shumë. Pas këtyre 50 ditëve ka pasur sakrifica, përqafime, lot, shpresa dhe një grup lojtarësh që dha absolutisht gjithçka për këtë fanellë”. Otamendi më pas i kushtoi një mesazh të veçantë familjes së tij, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme: “Familjes sime, faleminderit që keni qenë gjithmonë pranë meje, në çdo gëzim dhe në çdo moment...