Ostigard ndjek lindjen e fëmijës së partneres me “FaceTime” nga grumbullimi i Norvegjisë në Botëror

Ostigard ndjek lindjen e fëmijës së partneres me “FaceTime” nga grumbullimi i Norvegjisë në Botëror

Leo Ostigard ka përjetuar momentin më të rëndësishëm të jetës së tij nga një dhomë hoteli, në anën tjetër të botës, me telefonin në dorë. Mbrojtësi i Norvegjisë, i angazhuar në Botërorin 2026, është bërë baba ndërsa ndodhej në grumbullimin e kombëtares në SHBA. Partnerja e tij Aurora Eidmann solli në jetë fëmijën e tyre të parë dhe ai e ndoqi gjithçka drejtpërdrejt në “FaceTime”, pa u larguar nga grupi. Një zgjedhje e pazakontë, por jo e rastësishme. Pas saj qëndronte një marrëveshje e bërë para turneut. 26-vjeçari, ish-lojtar i Napolit dhe sot te Genoa, e ka nisur Botërorin në mënyrën më të mirë. Në fitoren 4–1 të Norvegjisë ndaj Irakut, ndeshja e parë e Grupit I, ai hyri në pjesën e dytë dhe shënoi...