Opinion / Messi dhe Maradona; ja pse janë dy botë, dy universe që nuk krahasohen dot

Opinion / Messi dhe Maradona; ja pse janë dy botë, dy universe që nuk krahasohen dot

Nga Ivan Zazzaroni* Messi padyshim e mposht Cristiano Ronaldon, por nuk merr fitore unanime në sfidën (krahasimin) me Maradonën. Nga viti 2006 e në vazhdim nuk ka pasur Botëror që të mos na ketë vënë në kushtin për të krahasuar dy “jashtëtokësorët” e historisë së futbollit. Në mungesë objektiviteti, i cili nuk mund të vijë vetëm nga rezultatet, kam arritur në një përfundim, më elementarin, por edhe më realistin. Nëse je 10 vjeç, përgjigjesh Messi; nëse je 20 vjeç, bën të njëjtën gjë; nëse je 30, Messi është gjithmonë përpara. Edhe nëse je 40 vjeç, zakonisht preferon Leon. Ata në të 50-tat e lart, domethënë nëse ke pasur fatin, privilegjin ta shohësh disa herë Maradonën në TV ose akoma më mirë drejtpërdrejt, nëse ke ndjekur gjithë trajektoren...