Oklahoma mund San Antonio dhe i afrohet titullit në Konferencën e Perëndimit
27 Maj 2026 8:37 Telesport Oklahoma fitoi sot 127-114 ndaj San Antonio në finalen e pestë play off në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 3-2 serinë e takimeve. Kampionët në fuqi janë një fitore larg titullit në këtë kah të NBA-së, ndërkohë që një ditë më parë New York u shpall kampion në Konferencën e Lindjes. Një ndeshje e ekuilibruar dhe me rivalitet, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren. Oklahoma nuk zhgënjeu para tifozëve të saj, duke bërë detyrën. Edhe pse tri lojtarë të San Antonio realizuan mbi 20 pikë (Castle 24 pikë më i miri) nuk mjaftuan për të fituar. Për Oklahoma shkëlqeu Alexander Shai me 32 pikë. Konferenca e Lindjes, finale New York – Cleveland, (4-0) Konferenca e Perëndimit, finale Oklahoma...
Burimi:
telesport.al