Ofertë saudite për Kristjan Asllanin, lojtari i thotë “po” Al Itihadit

Ofertë saudite për Kristjan Asllanin, lojtari i thotë “po” Al Itihadit

Nga futbollistët e Kombëtares që nuk ka gjetur ende skuadër për sezonin e ri është Kristjan Asllani. Futbollisti është ende nën kontratë me Interin por trajneri Kivu nuk e ka në planet e tij kështu që klubi italian do ta huazojë gjetkë ose do ta shesë. Ofertat nuk kanë munguar si brenda dhe jashtë Italisë, por së fundmi duket se ka interesime nga sheikët sauditë për një transferim të mundshëm të mesfushorit kuqezi. Në fakt, nëse i referohemi mediave sportive italiane, po vazhdon telenovela rreth të ardhmes së Kristjan Asllanit, i cili pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere. Në Itali kanë zbuluar detajet e fundit rreth zërave që e shohin atë duke u larguar së shpejti nga zikaltrit, që e kanë lënë jashtë...