Oferta e parë e Liverpool për Diomande refuzohet, futet në lojë edhe PSG
21 Qershor 2026 15:03 Telesport Ashtu siç edhe pritej në fakt, Yan Diomande është një nga protagonistët kryesor të merkatos. Anësori po shkëlqen në Botëror, ku ka bërë dy paraqitje shumë të mira, në dy ndeshjet e para të Bregut të Fildishtë. Në anën tjetër, gara për transferimin e tij ka filluar të ndizet. Bild zbulon se Leipzig ka refuzuar ofertën e parë të Liverpool-it, që ishte rreth 100 milionë euro. Klubi i kuq pritet të bëjë një tjetër ofertë të përmirësuar në vijim. Në garë për anësorin 19-vjeçar është futur edhe PSG. Klubi parizien thuhet se ka qenë në diskutime me agjentin e lojtarit nga Bregu i Fildishtë për javë të tëra dhe duket se ka marrë “ok” e 19-vjeçarit. Nëse deri para Botërorit,...
Burimi:
telesport.al