Odegaard: Të përqendruar te ndeshja tjetër, titulli do të vendoset në minutën e fundit

Odegaard: Të përqendruar te ndeshja tjetër, titulli do të vendoset në minutën e fundit

Fillimisht Eze goditi shtyllën e më pas Gabriel goditi traversën. Megjithatë, Arsenal mbeti duarbosh në përballjen me Manchester City, duke parë epërsinë e “topçinjve”, e cila dy javë më parë ishte 9 pikë, të reduktohet në vetëm 3 pikë. Madje ajo mund të fshihet tërësisht të mërkurën, nëse “qytetarët” fitojnë ndeshjen ndaj Burnley. “Ajo humbje ishte frustruese për ne”, tha kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, duke kujtuar atë sfidë të luajtur në “Etihad”. “Ishte një ndeshje shumë e ngushtë, plot incidente, me dy ekipe të shkëlqyera që luanin kokë më kokë me njëra-tjetrën. Ishin diferencat e vogla ato që vendosën rezultatin, kështu që duhet të marrim anët pozitive dhe të përqendrohemi te ndeshja tjetër“, tha Odegaard. “Patëm disa momente të shkëlqyera dhe mendoj se arritëm...